LAJME

Moti sot me shi dhe i ftohtë, në vendet malore pritet reshje bore

Moti sot me shi dhe i ftohtë, në vendet malore pritet reshje bore
TV Prizreni
TV Prizreni
18 Prill 2021, 03:16

Edhe sot mbi vendin tonë do të mbajë mot kryesisht i vranët me shi dhe në vendet malore parashihen edhe reshje bore, njofton Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës.

Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 7-12 gradë Celsius.

Do të fryjë erë lehtë nga veriperëndimi dhe juglindja me shpejtësi 1-4 m/s.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika