LAJME

Moti sot i vranët dhe me shi

Moti sot i vranët dhe me shi
TV Prizreni
TV Prizreni
24 Janar 2021, 07:04

Nga Institutit Hidrometeorologjik i Kosovës njoftojnë se sot (e diel) parashihet të mbajë mot i vranët dhe me reshje shiu, deri sa në viset e larta reshjet e shiut do të jenë në formë dëbor.

Sipas institutit, reshjet në rrafshin e Dukagjinit parashihen të jenë të intensitetit mesatar deri të lartë, ndërsa në rrafshin e Kosovës parashihen reshje të intensitetit të ndryshueshëm.

“Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 2-3 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 6-8 gradë Celsius. Kushtet biometeorologjike do të jenë relativisht të mira për shkak prezencës aktive të elementeve dhe dukurive meteorologjike.

Java e ardhshme fillon me reshje dhe ulje të temperaturave në të dy vlerat ekstreme. Do të fryjë erë nga drejtimi i veriperëndimit me shpejtësi 1-8m/s”, thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika