Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës, ka njoftuar se dita e sotme do të karakterizohet me mot kryesisht të vranët.
Moti sot i ndryshueshëm, pasdite priten edhe riga shiu

Sipas institutit, vranësirat gjatë orëve të vona parashihen të sjellin riga shiu të shoqëruara me fjolla bore, derisa, në viset malore parashihen reshje bore të intensitetit të dobët deri mesatar.
“Në fushat barike pritet të ketë luhatje gjë që do të ndikoj që masat ajrore të jenë më aktive, prandaj cilësia e ajrit pritet të ketë një përmirësim gradual. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet -3 deri -2 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 5-7 gradë Celsius. Do të fryjë erë kryesisht nga kuadrati verilindor me shpejtësi 1-6m/s”, thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Prizreni do të presë “Kupën Botërore të Paqes”: Futbolli, miqësia dhe kultura bashkohen në qytetin historik

Ndalohet keqpërdorimi i ujit të pijshëm jashtë nevojave themelore të konsumit njerëzor gjatë sezonit veror

Ekspertë amerikan zhvillojnë trajnime mbi përdorimin e inteligjencës artificiale dhe avancimin e proceseve akademike në Universitetin e Prizrenit

