Temperaturat ekstreme kanë bërë që autoritetet në Dubai të krijojnë “shira artificialë”, alternativë kjo që u kushtoi me miliona dollarë, shkruan Gazeta Sinjali.
Kjo alternativë u realizua me sukses nga pamjet e publikuara të dielën nga shërbimi kombëtar i motit i Emirateve të Bashkuara Arabe ku shihen reshjet e mëdha. Përdorimi i teknologjisë së dronëve po e mundëson stimulimin e shiut, të cilët lëshojnë ngarkesa elektrike në re, në mënyrë që ato të grumbullohen për të lëshuar reshje.





