- Reklama -

Mohon fajësinë i pandehuri i cili akuzohet për djegie të livadheve

Të enjten, në Gjykatën Themelore në Prizren, dega në Dragash, është mbajtur seanca fillestare, ndaj të pandehurit F. B., i cili po akuzohet për veprën penale “zjarrevënie”.

Pasi që është njoftuar me objektin e aktakuzës nga ana e prokurores, Elfete Purova, i pandehuri ka deklaruar se nuk e ndjen veten fajtor, për veprën me të cilën akuzohet, raporton “Betimi për Drejtësi”.

- Reklama -

Gjyqtarja e çështjes Sabaheta Kurteshi, e ka udhëzuar të pandehurin që në afatin prej 30 ditësh, të bëjë  kërkesën për hudhje të aktakuzës, kurse seancën e dytë për këtë rast, e ka caktuar për me datën 13 janar 2021, në ora 11:00.

Përndryshe, sipas aktakuzës së ngritur me datën 10 korrik 2020,  nga Prokuroria Themelore në Prizren, i pandehuri F.B., akuzohet se me datën 19 prill 2020, rreth orës 13:00 në fshatin Brezne, Komuna e Dragashit, saktësisht  në vendin e quajtur “Shavare” të Llopushniku, më qellim ndez zjarrin në atë mënyrë që t’ ia ve flaken barit.

Vepra ndodh në atë mënyrë që, ai donte që ta pastronte barin e rritur në pronën e mikut të tij, me anë të një qibriti ia vë flaken barit dhe nga pamundësia që ta lokalizoj zjarrin e ndezur, i cili kaplon barin, shkurret, plepat dhe disa drunje të ahut që ndodheshin në pronat e të dëmtuarve Qerim Kryeziu dhe Tafil Kryeziu, atyre ju shkakton dëme materiale.

Me këto veprime ai dyshohet se ka  kryer veprën penale “zjarrevënia”, e paraparë në   nenin 322 , paragrafi 1  të Kodit Penal të Republikës së Kosovës. /BetimipërDrejtësi

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort