LAJME

MIT nënshkruan kontratat në vlerë mbi 4 milionë euro për sanimin e skarpateve në autoudhën “Ibrahim Rugova”

MIT nënshkruan kontratat në vlerë mbi 4 milionë euro për sanimin e skarpateve në autoudhën “Ibrahim Rugova”
TV Prizreni
TV Prizreni
15 Qershor 2026, 16:10

Pas përfundimit të procedurave dhe shqyrtimit të ankesës nga Organi Shqyrtues i Prokurimit (OSHP), Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit njofton se ka nënshkruar të premtën kontratat për realizimin e punimeve për sanimin e skarpateve në autoudhën R7 “Ibrahim Rugova”.

Projekti përfshin ndërhyrje në tri lokacione të ndryshme përgjatë autoudhës:

Loti 1 – Sanimi i rrëshqitjes në km 72.4, me vlerë 2,087,952.94 €

Loti 2 – Sanimi i rrëshqitjeve në km 69.1 dhe 63.4, me vlerë 1,187,080.09 €

Loti 3 – Sanimi i rrëshqitjes në km 44.0, me vlerë 1,398,964.85 €

Sipas njoftimit, vlera totale e projektit arrin në 4,673,997.88 euro.

MIT thekson se ky projekt adreson segmente që kanë kërkuar ndërhyrje të specializuara me qëllim të rritjes së sigurisë për të gjithë pjesëmarrësit në trafik dhe mbrojtjes së infrastrukturës rrugore.

Sipas planifikimeve, mobilizimi i operatorëve ekonomikë dhe fillimi i punimeve thuhet se do të bëhet gjatë ditëve në vijim.

“Sa i përket pretendimeve të ngritura ditëve të fundit lidhur me këtë segment të autoudhës, ritheksojmë se procedurat për projektin përkatës kanë qenë në shqyrtim në OSHP dhe Ministria nuk ka asnjë mundësi ligjore të ndikojë në procesin e vendimmarrjes.” – thuhet në njoftim.

Ministria e Infrastrukturës dhe Transportit thekson në fund se mbetet e përkushtuar në realizimin e projekteve që ndikojnë drejtpërdrejt në sigurinë, funksionalitetin dhe qëndrueshmërinë e rrjetit rrugor të Republikës së Kosovës, duke garantuar ndërhyrje të nevojshme në akset me rëndësi strategjike për vendin.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika