LAJME

Miratohet nga Kuvendi dërgimi i ushtarëve të FSK-së në Ishujt Falkland

Miratohet nga Kuvendi dërgimi i ushtarëve të FSK-së në Ishujt Falkland
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Nëntor 2022, 13:43

Kuvendi i Kosovës ka miratuar vendimin për të dërguar një kontingjent të FSK-së në Ishujt Falkland.

Sipas kësaj, 7 pjesëtarë të FSK-së pritet të dërgohen në kompaninë “Roulment” të Këmbësorisë në Ishujt Falkland.

77 deputetë kanë votuar për dërgimin e FSK-së në këtë mision jashtë vendit, raporton Zeri.info.

Ky mision do të zgjasë deri në tre vjet, me mundësi vazhdimi, ku FSK-ja në këtë mision do të jetë nën komandën e Forcave të Armatosura të shtetit pritës dhe financiarisht mbulohet nga buxheti i Republikës së Kosovës. /Zëri

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika