Ministri i Bujqësisë, Armend Muja, në një bisedë për Ekonomia Online, ka mohuar se subvencionet për bujqit janë vonuar. Përkundrazi, ai ka theksuar se ato janë paguar më herët se vitin e kaluar.
“Gjatë këtij viti, shumica e subvencioneve do të paguhen në tetor, ndërsa një pjesë do të mbetet për nëntor, por të gjitha pagesat do të përfundojnë. Kjo është dukshëm më herët se vitin e kaluar. Besoj se nga viti i ardhshëm do të fillojmë me një qasje të re. I kemi riorganizuar skemat në mënyrë që pagesat e subvencioneve për fermerët, sa u përket sipërfaqeve, të realizohen me kohë. Për këtë arsye, synojmë që thirrjen ta hapim herët, ndoshta në fund të janarit, në mënyrë që, pas kontrolleve në terren dhe para mbjelljeve pranverore, të realizohen pagesat e para”, tha Muja për EO.
Muja ka theksuar se ministria që ai drejton synon që pagesat për fermerët të përfundojnë para korrje-shirjeve.





