• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Saturday, June 3, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Ministri, Hajrulla Çeku, inicion themelimin e institucionit të Operës dhe Baletit të Kosovës

tvprizreni by tvprizreni
July 22, 2021
in LAJME, VENDI
0
Ministri, Hajrulla Çeku, inicion themelimin e institucionit të Operës dhe Baletit të Kosovës
0
SHARES
55
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prej periudhës së pasluftës, parti të ndryshme politike të Kosovës kanë pas një premtim të njëjtë sa i përket fushës së kulturës, ndërtimin e objektit të Operës dhe Baletit të Kosovës, premtime që janë bartë prej zgjedhjeve në zgjedhje, herë parlamentare e herë lokale, duke mos përjashtuar edhe gurthemelin e këtij objekti afër Fakultetit Teknik në Prishtinë, hapjes së tenderëve për projekte ideore, që kanë pas kosto të larta, e deri te zvogëlimi i këtij projekti, prej objektit të Operës së Baletit dhe Kosovës, në kalim të një salle koncertale, që po mendohet të ndërtohet në ish objektin “Gërmia”, në Prishtinë, shkruan KultPlus.

Por me udhëheqjen e Qeverisë Kurti, duket se kanë ndryshuar gjërat sa i përket kësaj qasje, pasi që, kjo Qeveri duket të mos e këtë prioritet ndërtimin e objektit, para asaj të themelimit të këtij institucioni.

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, e udhëhequr nga Hajrulla Çeku ka iniciuar themelimin e këtij institucioni, propozim që edhe është miratuar nga Qeveria e Kosovës, e që pritet të kalojë edhe në Kuvendin e Kosovës.

“Opera fillimisht është koncept i veçantë Evropian i interdisciplinaritetit në kulturë, ku bëhen bashkë të gjitha artet, kështu që kërkesat fillestare duhet të jenë të natyrës strukturore, të organizimit të institucionit të përgatitjes së trupave të ndryshme artistike, të zhvillimit të strukturës administrative etj. Ndërsa godina është aspekt dytësor, i rëndësishëm por dytësor, sidomos në shekullin 21”, kanë thënë zyrtarët e MKRS-së, në pyetjet e KultPlus, në lidhje me themelimin e këtij institucionin.

Se prej sa anëtareve do të jetë kjo trupë, duke përfshirë ata artistik, por edhe pjesën përcjellëse, zyrtarë të MKRS kanë thënë se pas miratimit të këtij propozimi nga ana e Qeverisë së Kosovës, pritet të themelohet komisioni iniciues që harton statutin e institucionit që përcakton edhe organogramin në bazë të legjislacionit në fuqi. “Ku do të vendosen edhe elementet tjera që ndërlidhen, përfshirë këtu edhe emrin. Qëllimi është që të jenë sa më efikas dhe profesional”, është thënë në përgjigjet e MKRS-së.

Poashtu për ngritjen e një institucioni të tillë, ende nuk është e qartë se çfarë buxheti do të jetë i mjaftueshëm, dhe sipas zyrtarëve të MKRS-së, një planifikim i tillë do të vjen kur të funksionalizohet institucioni, dhe buxheti do të përgatitet në bazë të kërkesave të planit vjetor.

Ndërkohë, deri sa po shënohen hapat e parë të themelimit të institucionit të Operës dhe Baletit të Kosovës, ende nuk dihet se pas funksionalizimit se ku do të vendoset kjo trupë, por se kur do të shijohet shfaqja e parë operistike, zyrtarë të MKRS-së kanë thënë se në proces të funksionalizimit, në vitin e ardhshëm, institucioni në bazë të planit vjetor do të ofroj për publikun kosovar programin operistik.

Download Premium WordPress Themes Free
Download WordPress Themes Free
Download WordPress Themes
Download WordPress Themes Free
udemy paid course free download
download intex firmware
Premium WordPress Themes Download
udemy course download free
Previous Post

Një muaj paraburgim për një person në Prizren i cili kontrabandoi cigare

Next Post

Policia arreston 4 persona, vunë në qarkullim 10 mijë dollarë amerikanë fals, në Pejë e Prizren

Next Post
Operacion i madh i Policisë në Prizren e Mitrovicë, arrestohen 20 persona

Policia arreston 4 persona, vunë në qarkullim 10 mijë dollarë amerikanë fals, në Pejë e Prizren

Të Fundit

Sveçla: AKI-ja dhe Policia i kanë identifikuar kriminelët në veri, do t’i arrestojmë

Sveçla: AKI-ja dhe Policia i kanë identifikuar kriminelët në veri, do t’i arrestojmë

June 2, 2023
Vendet që mund të vizitohen nga turistët në qytetin e bukur të Prizrenit

Ndeshja Ferizaj – Liria do të transmetohet edhe në sheshin Shatërvan në ekran gjigand

June 2, 2023
Vedat Muriqi nuk e harron ish-klubin e tij, motivon FC Lirinë para ndeshjes së barazhit: Do futeni në Superligë

Vedat Muriqi nuk e harron ish-klubin e tij, motivon FC Lirinë para ndeshjes së barazhit: Do futeni në Superligë

June 2, 2023
Ky është parashikimi i motit për pesë ditët e ardhshme

Parashikimi i motit për vikend

June 2, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Sveçla: AKI-ja dhe Policia i kanë identifikuar kriminelët në veri, do t’i arrestojmë

Sveçla: AKI-ja dhe Policia i kanë identifikuar kriminelët në veri, do t’i arrestojmë

June 2, 2023
Vendet që mund të vizitohen nga turistët në qytetin e bukur të Prizrenit

Ndeshja Ferizaj – Liria do të transmetohet edhe në sheshin Shatërvan në ekran gjigand

June 2, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.