Minatorët e Ndërmarrjes Publike “Trepça” në Stan Tërg kanë hy në grevë të përgjithshme që nga ndërrimi i dytë i së martes.KALLXO.com mëson se bllokimi i punës nga minatorët është për vonesat e pagave ndërsa, për grevën është njoftuar edhe Qeveria e Kosovës.Lajmin për KALLXO.com e ka konfirmuar edhe u.d. kryeshefi ekzekutiv, Hysen Vrajolli.
Minatorët e Trepçës hyjnë në grevë, shkaku i pagave që nuk i kanë marrë
LAJMEMë pak se 1 min. për lexim

“Po, është e vërtetë. Unë për momentin jam në Stan Tërg. Për shkak të pagave, minatorët janë në grevë. Nga dje, nga ndërrimi i dytë. E kemi lajmëruar edhe Qeverinë”, tha ai.
“Dje nuk ka punuar ndërrimi i dytë, as sot i treti, po flasim për një grevë të përgjithshme”, deklaroi Vrajolli.Ditë më parë, Ndërmarrjes publike ‘Trepça’ i janë bllokuar llogaritë nga përmbaruesit për shkak të borxheve të kësaj ndërmarrjeje ndaj operatorëve ekonomikë.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Presidentja Vjosa Osmani i ndan Medaljen Presidenciale të Meritave deputetes britanike, Alicia Kearns

Program festiv për 17 Shkurtin organizoi sot Shkolla Fillore “Abdyl Frashëri” në Prizren

Deputeti i LVV-së: Paga e 13 pritet të dalë në fund të marsit

