LAJME

Milan Radoiçiq jep dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Listës Serbe

Milan Radoiçiq jep dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Listës Serbe
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Shtator 2023, 11:43

Milan Radoiçiq ka dhënë dorëheqje nga pozita e nënkryetarit të Listës Serbe.

Këtë e ka konfirmuar para pak çastesh presidenti serb, Aleksandar Vuçiq për televizionin spanjoll.

Mes tjerash, i pari serb, Vuçiq ka shfrytëzuar rastin që të propagandojë sërish, duke thënë se frikësohet nga Kurti e Osmani.

“Nuk e di nëse ajo që ndodhi ishte një pikë kthese. Jam shumë i shqetësuar sepse e di sa agresivë janë Albin Kurti dhe Vjosa Osmani. Sidomos kur besojnë se kanë shumë mbështetje nga një pjesë e komunitetit ndërkombëtar dhe kjo më shqetëson dhe më tremb”, tha Vuçiq.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika