Skuadra e Lirisë së Prizrenit, ka njoftuar për transferimin edhe të mesfushorit, Egzon Qerimi, i cili ka bartur fanelën e disa klubeve kosovare, ka njoftuar përmes faqes zyrtare klubi bardhë e zi.
“Të dashur tifozë të FC Liria,
Kemi nderin të ju njoftojmë për zyrtarizimin e mesfushorit qendror Egzona Qerimi në fanellën e FC Liria!
Egzoni është një mesfushor qendror i shkëlqyer, me aftësi të jashtëzakonshme për të luajtur gjithashtu në pozicionin e mesfushorit ofansiv. Ai sjell me vete një përvojë të pasur nga klubet e mëparshme ku ka luajtur, duke përfshirë KEK-un, Llapin, Dukagjinin, Ulpianën, Ferizajin, dhe shumë të tjerë. Aftësitë e tij teknike, vizioni në fushë dhe përkushtimi ndaj lojës do të jenë një shtesë e çmuar për ekipin tonë dhe një burim frymëzimi për të gjithë ne!
Mezi presim të shohim Egzonin në aksion dhe të ndajmë momente të paharrueshme së bashku. Mirë se vjen në FC Liria, Egzon!”, thuhet në fund të këtij njoftimi nga skuadra prizrenase.