“Vaksinat mund të mbërrijnë përpara Krishtlindjeve; kemi vendosur që të parat të administrohen personelit mjekësor”.Duke folur përpara Budestagut, kancelarja gjermane Angela Merkel u shpreh se “vaksina përfaqëson dritën në fund të tunelit” në këtë moment të vështirë për të gjithë, pavarësisht se në muajt e stinës së ftohtë sipas saj, nuk do të arrijnë të gjithë të vaksinohen. Lidhur me përhapjen e infektimeve, shefja e ekzekutivit gjerman e bëri të qartë se nuk ka ende një kthim domethënës të tendencës.
Merkel: Vaksina për punonjësit shëndetësor para festave të fundvitit

Rritja e rasteve vërtet u ndalua, por në një nivel mjaft të lartë, sipas saj, dhe në disa lande vazhdon me ritme shqetësuese. Duke cituar bilancin e trishtë të viktimave, Merkel u shpreh se kjo është ajo që duhet t’ishqetësojë të gjithë.
“Nëse do të prisnim që terapitë intensive të mbusheshin plot, ndërkohë që janë sakaq të ngarkuara, do të ishte shumë vonë”, tha ajo.Më herët, Gjermania kërkoi një marrëveshje me vendet evropiane, për t’i mbyllur deri në fillim të janarit qendrat e skive. Lajmi u bë i ditur teksa Berlini e zgjati masën e izolimit të pjesshëm deri në 20 dhjetor. Që në fillim të pandemisë, disa prej zonave të përhapjes së koronavirusit në Evropë u bënë pikërisht vendpushimet e skijimit. TCH.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Trump: Shumë shpejt do ta fitojmë luftën me Iranin, do të ketë ulje të çmimit të naftës

Aleksandër Vuçiq jep dorëheqje nga posti i presidentit të Serbisë

Nëntë të arrestuar në Zubin-Potok për krime lufte, operacioni lidhet me “Grupin e Intelektualëve”

