Kancelarja gjermane Angela Merkel sot vizitoi zonat e shkatërruara nga përmbytjet në Gjermaninë perëndimore dhe jugperëndimore, duke shprehur tronditjen dhe trishtimin e saj të thellë për shkatërrimin që shkaktoi katastrofa, raporton Anadolu Agency (AA).
Duke folur para gazetarëve në qytetin jugperëndimor Schuld, Merkel, dukshëm e emocionuar, tha: “Unë erdha këtu sot për të bërë të qartë se ne nga qeveria federale kemi një imazh reale të situatës surrealiste dhe fantazmë. Është e frikshme, unë pothuajse dua të thosha se gjuha gjermane vështirë se ka ndonjë fjalë për shkatërrimin që është bërë”.
“Ne e shohim forcën me të cilën natyra mund të veprojë. Megjithatë, njerëzit janë plot shpresë, plot vullnet”, shtoi Merkel, e cila u zotua të sigurojë ndihmë të shpejtë financiare për njerëzit e prekur nga përmbytja katastrofike.





