Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se vendi ynë sot do të vazhdojë të mbetet nën masat anticiklonike të ajrit, duke kushtëzuar mot relativisht të qetë, me diell dhe vranësira.
Mëngjesi i ftohtë, gjatë ditës mot me diell në Prizren

Sipas institutit, në fushat termike nuk parashihet të ketë ndryshime të dukshme, minimalet do të lëvizin ndërmjet 4-5 gradë Celsius, ndërsa maksimalet e ditës parashihen të lëvizin ndërmjet 15-17 gradë Celsius.
“Në mëngjes nëpër disa territore, kryesisht ultësira, parashihet të ketë mjegull e cila do të jetë e paqëndrueshme. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi i verilindjes dhe veriperëndimit”, thuhet në njoftim.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Qeveria i kërkon SHBA-së mbështetje për gazifikim të thëngjillit, e jo përfshirje në rrjetin rajonal

New Yorku vishet Kuq e Zi, “Albanian Roots” mbledh shqiptarë nga të gjitha trojet

Kurti në konferencën “She Rises 2026”: Fuqizimi ekonomik i grave forcon Kosovën

