- Reklama -

Mehaj: Sanksione jo vetëm ndaj Rusisë por edhe Serbisë

Armend Mehaj, ministër i Mbrojtjes, ka thënë se nuk duhet të ketë sanksione vetëm ndaj Rusisë, por edhe ndaj Serbisë që po ndjek politikat ruse.

Këtë deklaratë Mehaj e tha gjatë takimit me parlamentarin gjerman, Dr.Christoph Plob dhe ambasadorin e Gjermanisë në Kosovë, Jörg Rohde,

- Reklama -

Në këtë takim është diskutuar rreth situatës aktuale gjeopolitike, ndikimit rus në Ballkan, dhe zhvillimeve të fundit në Kosovë.

“Përparimet që Republika e Kosovës ka bërë sa i përket luftimit të korrupsionit duke u ngritur për 17 vende sipas matjeve të bëra nga Transparency International, si dhe duke u renditur e para në mesin e 6 shteteve të Ballkanit Perëndimor për sundimin e ligjit, rezultate këto që flasin për një shtet dhe qeveri funksionale në shërbim të qytetarëve dhe të interesave të kombit”, ka shkruar Mehaj.

“Po ashtu biseduam rreth avancimeve të ushtrisë në ngritjen e kapaciteteve profesionale dhe operacionale, gatishmërisë që kemi shprehur në vazhdimësi për të ofruar mbështetje në operacionet ndërkombëtare, për transportimin e afganëve si dhe trajnimin e ushtarakëve ukrainas në fushën e deminimit, kërkim-shpëtimit dhe eliminimit të lëndëve të rrezikshme”, ka thënë ai.

Mehaj ka shtuar se synimi i Kosovës është anëtarësimi në NATO dhe BE, ku ka kërkuar mbëshetjen e Gjermanisë.

“Pozicionimi ynë është i qartë, në mbështetje gjithmonë të vlerave demokratike, larg tendencave serbo-ruse për destabilizim të Ballkanit, rrjedhimisht dhe Evropës”, ka shkruar Mehaj në Facebook.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Numërohen votat e para për Kuvendin Komunal të Prizrenit, linku ku mund t’i gjeni rezultatet

KQZ ka publikuar rezultatet e para të kandidatëve për...

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort