Më 15 dhjetor do të mbahet konferenca e radhës për ecurinë e çështjes ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit në Gjykatën Speciale. Konferenca do të fillojë të mërkurën, nga ora 14:30.
Në këtë seancë dëgjimore, gjyqtari i procedurës paraprake do t’u kërkojë palëve nëse ka përditësime mbi çështjet e pazgjidhura nga Konferenca e tetë.
Gjithashtu, do të kërkohen përditësime nga Zyra e Prokurorit të Specializuar, mbrojtja dhe çështje në lidhje me pandeminë COVID-19.
Thaçi dhe të tjerët akuzohen që nga viti i kaluar për krime lufte si ish-krerë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.