LAJME

Mblidhet LDK-ja, diskutohen disa çështje pas themelimit të institucioneve

Mblidhet LDK-ja, diskutohen disa çështje pas themelimit të institucioneve
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Prill 2021, 14:57

Anëtarët e Lidhjes Demokratike të Kosovës kanë nisur të mblidhen në zyrën qendror të partisë në Prishtinë.

Në seli është parë duke hyrë edhe ish-ministri Besian Mustafa, ish-ministri Armend Zemaj dhe Kryetari i Komunës së Vitisë, Sokol Haliti.

Në rend të ditës së kësaj mbledhje është informimi mbi procesin e themelimit të institucioneve të Republikës së Kosovës dhe procesin e votimit për president.

Pikë tjetër e rendit të ditës në mbledhjen e LDK-së është edhe formimi i grupeve vlerësuese për degë.

Po ashtu, Kryesia e LDK-së do të diskutojë rreth organizimit të qendrës dhe strukturës së re organizative e po ashtu për procesin e regjistrimit të anëtarësisë.

Duhet përkujtuar që pas zgjedhjeve të fundit të 14 shkurtit, LDK është partia që pati më së shumti ndryshime brenda strukturës së saj.

Përpos kryetarit të ri që është Lumir Abdixhiku në kuadër të kësaj partie u ndryshuan edhe shumë emra të nënkryetarëve, anëtarëve drejtues e të tjerë.

Kësisoj shumë nga emrat e rëndësishëm të LDK-së që ishin dikur mbetën pa ndonjë pozitë të rëndësishme partiake.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika