• Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”
Saturday, March 25, 2023
TV Prizreni
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI
No Result
View All Result
TV Prizreni
No Result
View All Result
Home LAJME

Mblidhen shefat e policive të kryeqyteteve evropiane, flasin për thellim të bashkëpunimit

tvprizreni by tvprizreni
October 27, 2022
in LAJME
0
Mblidhen shefat e policive të kryeqyteteve evropiane, flasin për thellim të bashkëpunimit
0
SHARES
28
VIEWS
Share on FacebookShare on Twitter

Prishtina është nikoqire e konferencës së 42-të e drejtorëve të policive të kryeqyteteve evropiane në të cilin po marrin pjesë përfaqësues të 26 vendeve. Qëllimi i kësaj konferencë është thellimi i bashkëpunimit dhe partneritetit ndërkombëtar në sferën e sigurisë dhe shkëmbimin e përvojave të përparuara.

Zëvendësdrejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës, Dejan Jankoviq tha se Policia e Kosovës si një institucion i besueshëm po ec drejt përmbushjes së orientim strategjik dhe rritjes së bashkëpunimin ndërkombëtar.

Jankoviq tha se vizioni i Policisë së Kosovës është jetë paqësore dhe e sigurt për të gjithë qytetarët e vendit.

“Kosova është një partner kredibil dhe i besueshëm dhe se ne po ecim drejt përmbushjes së orientimit tonë strategjik dhe kështu e rrisim bashkëpunimin tonë ndërkombëtar. Është një mundësi e mirë për ne. Ndërtimi i institucioneve ligjzbatuese, demokratike dhe profesionale ka qenë dhe vazhdon të jetë vizioni ynë për një jetë paqësore dhe të sigurt për të gjithë qytetarët në vend, vizioni i Policisë së Kosovës është vizion i qytetarëve të Kosovës dhe është vizion i përkushtimit në shërbim, vizion i vlerave progresive të qytetërimit dhe civilizimit si ide në vete. Kuadri ligjor i Kosovës lë hapësirë të konsiderueshme për institucionet ligjzbatuese që të parandalojnë dhe të luftojnë krimin. Përgjatë viteve PK-ja ka qenë dhe vazhdon të jetë një prej institucioneve publike me besueshmërinë më të lartë të qytetarëve të vet, besim ky që është arritur falë punës së përkushtuar të zyrtarëve tanë policorë”, tha ai.

Jankoviqi u shpreh se Policia e Kosovës synon anëtarësimin në Interpol dhe Europol, prandaj u shpreh se prioritet i këtij institucioni është luftimi i krimit të organizuar, korrupsionit e terrorizmit.

“Prioritetet kryesore të Policisë së Kosovës për vitet në vijim do të jenë lufta e pa kompromise e krimit të organizuar dhe korrupsionit, krimit kibernetikë, terrorizmit por edhe trafikimit vendor dhe ndërkombëtar të çfarëdo lloji sepse qëllimi ynë përfundimtar është që të bëhet pjesëtarë të forumeve ndërkombëtare të sigurisë me fokus të veçantë në INTERPOL dhe EUROPOL”, theksoi ai.

Drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë së Kosovës në Prishtinë, Fehmi Xhata u shpreh se organizimi i kësaj konferencë ofron mundësi për të njohur përvoja të reja rreth ruajtjes së sigurisë.

Temat që do të diskutohen në këtë konferencë, sipas Xhatës, kanë të bëjnë me aspektin e sigurisë përfshirë sulmet kibernetike dhe menaxhimi i ngjarjeve sportive dhe protestave.

“Ne si Polici e Kosovës jemi të nderuar me mundësinë që na e kanë dhënë vetë konferenca që në Prishtinë, në kryeqytetin e Kosovës të mbahet kjo konferenca e radhës, punimet veçse kanë filluar por shpresoj që temat të cilat janë zgjedhur edhe do ta zgjojnë kureshtjen e pjesëmarrësve dhe po ashtu do të na japin mundësinë në shkëmbim të informatave, marrjen e përvojave të reja pse jo edhe mësimet e mësuara nga shtetet që kanë edhe përvojë.

Duke e ditur që Policia e Kosovës ende nuk është anëtare e Interpolit dhe Europolit dhe ne po mundohemi të paktën këto takime t’i shfrytëzojmë për ngjalljen e kureshtjes dhe për të shkëmbyer informata për punën e Policisë së Kosovës. Ne qëndrojmë mirë me bashkëpunim ndërkombëtar, por kjo do ta forconte shumë, po se do të na jepte mundësinë të jemi partner me shtetet tjera jo vetëm në konsumim të sigurisë por edhe prodhimin e saj në mënyrë të barabartë me shtetet tjera”, u shpreh Xhata.

Konferenca e 43 e drejtorëve të policive të kryeqyteteve evropiane do të organizohet nga Shqipëria.

Download Nulled WordPress Themes
Premium WordPress Themes Download
Download Premium WordPress Themes Free
Download WordPress Themes
free online course
download samsung firmware
Download WordPress Themes
udemy paid course free download
Previous Post

Paralajmërohet bllokimi i rrugëve në veri

Next Post

Kurti takon Von der Leyen: Sivjet Kosova aplikon për anëtarësim në BE

Next Post
Kurti takon Von der Leyen: Sivjet Kosova aplikon për anëtarësim në BE

Kurti takon Von der Leyen: Sivjet Kosova aplikon për anëtarësim në BE

Të Fundit

Në mesnatë, akrepat lëvizin një orë para

Në mesnatë, akrepat lëvizin një orë para

March 25, 2023
ATK u bën thirrje bizneseve: Aplikoni saktë normën e TVSH-së

​ATK kërkon nga bizneset dhe këngëtarët të paguajnë tatimet

March 25, 2023
Kurti e thotë sërish: Asociacioni është i dëmshëm dhe i papranueshëm

Kurti nesër udhëton për në Tiranë, pritet të takohet me krerë institucionalë

March 25, 2023
Kelmendi: Askush s’ka qenë brenda, kur depoja u përfshi nga zjarri – dëmet janë të konsiderueshme

Kelmendi: Askush s’ka qenë brenda, kur depoja u përfshi nga zjarri – dëmet janë të konsiderueshme

March 25, 2023
TV Prizreni

Të gjitha materialet e portalit janë të mbrojtura me të drejtat autoriale. Ato mund të kopjohen, modifikohen, dhe ripublikohen vetëm duke iu referuar burimit "tvprizreni.net".
Të drejtat autoriale janë të rezervuara, sipas dispozitave ligjore në fuqi në Republikën e Kosovës.

Rr. Suzi Çelebi nr.72, Prizren , 20000
Mob.: +383 (0) 49 606 399
Marketing: +383 (0) 48 139 739
Email: [email protected]

Na ndiqni në Facebook

Kategoritë

  • ARGËTIM
  • EKONOMI
  • FAMILJE
  • LAJME
  • OPINIONE
  • PRIZRENI ME RAJON
  • RAJONI DHE BOTA
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • SPORT
  • TEKNOLOGJI
  • VENDI

Të Fundit

Në mesnatë, akrepat lëvizin një orë para

Në mesnatë, akrepat lëvizin një orë para

March 25, 2023
ATK u bën thirrje bizneseve: Aplikoni saktë normën e TVSH-së

​ATK kërkon nga bizneset dhe këngëtarët të paguajnë tatimet

March 25, 2023
  • Ballina
  • Politika e privatësisë
  • Politikat e “Cookies”

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.

No Result
View All Result
  • Ballina
  • PRIZRENI ME RAJON
  • VENDI
  • RAJONI DHE BOTA
  • OPINIONE
  • EKONOMI
  • SPORT
  • ROZË
  • SHËNDETËSI
  • ARGËTIM
  • TEKNOLOGJI

© 2020 TV Prizreni - Të gjitha të drejtat e rezervuara, Ndërtuar nga AA Media.