Policia e Kosovës ka njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit ka shqiptuar 673 gjoba për mos respektim të Ligjit për COVID-19.
Numri i rasteve me coronavirus në vend gjatë javëve të fundit është rritur dukshëm. Vetëm të premten janë regjistruar 963 raste me COVID-19 duke shënuar numër rekord të rasteve në Kosovë brenda një dite.
Ndërsa sot Instituti Publik i Shëndetësisë Publike ka njoftuar se 501 persona kanë rezultuar pozitivë me COVID-19 në vend ndërsa 13 të tjerë kanë mbetur të vdekur.Ligji për parandalimin dhe luftimin e pandemisë së COVID-19 është miratuar më 14 gusht nga Kuvendi i Kosovës.
Gjobat për mosrespektim të Ligjit për parandalimin dhe luftimin e pandemisë COVID -19 fillojnë nga 35 deri në 2,000 euro, varësisht nga shkelja.