LAJME

Mbahet takimi i parë i Komitetit për Cilësi dhe Siguri të Shërbimeve Shëndetësore në Spitalin e Prizrenit

Mbahet takimi i parë i Komitetit për Cilësi dhe Siguri të Shërbimeve Shëndetësore në Spitalin e Prizrenit
TV Prizreni
TV Prizreni
29 Maj 2026, 10:43

Në Spitalin e Përgjithshëm “Prim. Dr. Daut Mustafa” në Prizren u mbajt takimi i parë i Komitetit për Cilësi dhe Siguri të Shërbimeve Shëndetësore, në përbërje të Dr. Shefki Xharrës, kryesues; Burbuqe Gashit, anëtare; Lumrim Murtezajt, anëtar; Dr. Sevim Brinës, anëtare; dhe Esat Qovanajt, zyrtar/koordinator për cilësi dhe siguri të shërbimeve shëndetësore. Në takim mori pjesë edhe drejtori ekzekutiv, Osman Hajdari.

Sipas njoftimit, në rend dite ishin prezantimi i anëtarëve të Komitetit, prezantimi i detyrave dhe përgjegjësive të Komitetit dhe të zyrtarit/koordinatorit, si dhe diskutimi për zbatimin e Sistemit të Menaxhimit të Cilësisë (SMC).

Kryesuesi i Komitetit, Dr. Shefki Xharra, prezantoi rolin mbikëqyrës të Komitetit në zbatimin e SMC-së, duke përfshirë monitorimin e planeve institucionale, vlerësimin e cilësisë së shërbimeve dhe dhënien e rekomandimeve për përmirësimin e proceseve dhe performancës institucionale.

Zyrtari/koordinatori, Esat Qovanaj, prezantoi aktivitetet fillestare dhe përgjegjësitë e tij, me fokus në koordinimin e SMC-së, monitorimin e standardeve operative dhe raportimin tek organet kompetente dhe Ministria e Shëndetësisë.

Drejtori ekzekutiv, Osman Hajdari, vlerësoi angazhimin e Komitetit dhe theksoi rëndësinë e funksionalizimit të plotë të SMC-së si prioritet institucional, me qëllim rritjen e cilësisë së shërbimeve dhe sigurisë së pacientëve. Ai shprehu mbështetje të plotë institucionale dhe kërkoi angazhim të vazhdueshëm në zbatimin e standardeve dhe procedurave përkatëse.

Në përfundim të takimit, bëhet e ditur se të gjithë anëtarët e Komitetit u dakorduan për vazhdimi i funksionalizimit të SMC-së, intensifikimi i monitorimit të cilësisë së shërbimeve, mbajtja e takimeve të rregullta mujore dhe përgatitja e raporteve periodike me gjetjet dhe rekomandimet për përmirësimin e mëtejmë të shërbimeve shëndetësore.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika