Në Gjykatën Themelore në Prishtinë do të mbahet sot seanca gjyqësore në rastin e barrikadave të vendosura në veri të Kosovës.
Në këtë rast janë të akuzuar Dushan Maksimoviq, Milosh Radosavljeviq, Nemanja Joloviq, Dushan Drobaq, Srdjan Vuçiniç dhe Nenad Orloviç. Seanca zhvillohet në kuadër të procedurës gjyqësore lidhur me ngjarjet e barrikadave në veri të vendit.





