LAJME

Maqedonci e Jashari po marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë

Maqedonci e Jashari po marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë
TV Prizreni
TV Prizreni
23 Nëntor 2024, 10:40

Me ftesë të Ministrit të Mbrojtjes Kombëtare të Kanadasë, Bill Blair, Ministri i Mbrojtjes Ejup Maqedonci së bashku me Komandantin e FSK-së gjenerallejtënant Bashkim Jasharin, po marrin pjesë në Forumin Ndërkombëtar të Sigurisë në Halifax të Kanadasë.

Edicioni i sivjetmë i forumit është i fokusuar tek sfidat e sigurisë me të cilat aktualisht përballet bota demokratike, ndërsa synon që të shërbej si një ngjarje që do të nxisë bashkëpunimin strategjik mes vendeve demokratike.

Në margjinat e kësaj ngjarjeje përveç pjesëmarrjes në sesionet punuese, do të realizojnë takime bilaterale me homologë dhe përfaqësues të tjerë politik dhe ushtarak të vendeve partnere.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika