LAJME

Macron i shkruan Osmanit, inkurajon për vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi

Macron i shkruan Osmanit, inkurajon për vazhdimin e dialogut Kosovë – Serbi
TV Prizreni
TV Prizreni
19 Prill 2021, 13:36

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, i ka shkruar letër presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, duke e uruar për postin.

Macron ndër tjera në letër ka përmendur edhe temën e dialogut Kosovë – Serbi, duke inkurajuar në vazhdimin e tij drejt një marrëveshje gjithpërfshirëse, përfundimtare dhe ligjërisht të detyrueshme.

Ai po ashtu ka thënë se marrëdhëniet Kosovë – Francë do të vazhdojnë të forcojnë, ndërsa ka njoftuar se së shpejti Franca do t’i dorëzojë Kosovës 15 mijë teste antigjenike.

“Franca qëndron përkrah shtetit tuaj për ta ndihmuar atë në përballimin e sfidave të saj, duke filluar me luftën kundër pandemisë. Franca së shpejti do t`i dorëzoj Kosovës 15 mijë teste antigjenike për t`u përgjigjur nevojave urgjente”, thuhet në telegramin e Presidentit Macron.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika