Nënkryetari i LDK’së, ka kërkuar koalicion VV-LDK për dalje të vendit nga kriza për zgjedhjen e Presidentit.
Ai foli për rëndësinë e një marrëveshje politike “pako”.
Sipas Hazirit, Presidentja Vjosa Osmani do të tërhiqej nga kandidatura nëse veç emri i saj konsiderohet pengesë për arritjen e një marrëveshje.
“Kjo marrëveshje do të mundësonte që vendi t’i kthehet stabilitetit”, ka deklaruar Hazirin Në T7
Ai tha se sipas procesit, ata do ta adaptojnë emrin e përveçëm.
“LDK as nuk e ka pas e as nuk e ka asnjë problem me emër të përveçëm. Nëse mendohet se znj. Osmani ka qenë apo mundet me qenë problem, unë ju siguroj edhe sot që vetë ajo ka konfirmu që nuk është emri i saj problem në arritjen e një marrëveshje bashkëpunimi mes partive politike për t’i dhënë vendit stabilitet”, ka shtuar Haziri.