Ushtruesja e Detyrës së Presidentes Vjosa Osmani, ka refuzuar propozimin e Kryeministrit në detyrë Avdullah Hoti, për kryeshef të Agjencisë Kosovare të Intelegjencës, Latif Merovcin, i cili më herët ka qenë zëvendësdrejtor në këtë institutcionLajmin e kanë konfirmuar për “Gazeta Blic” burime brenda Zyrës së Presidendës, derisa kanë bërë të ditur se u.d Osmani ka propozuar një emër tjetër për kryeshef të AKI-së.Megjithë, Kryeministri në detyrë ende nuk është njoftuar zyrtarisht për këtë vendim të Osmanit, raporton Gazeta Blic.
“Ende nuk ka ndonjë lëvizje, ne nuk kemi pranuar ndonjë informacion se është refuzuar apo jo propozimi i Kryeministrit Hoti“, tha përmes linjes telefonike zëdhënësja e Qeverisë së Kosovës Antigona Baxhaku, për “Gazeta Blic”.
Drejtori i fundit i shkarkuar i AKI-së, Kreshnik Gashi ishte emëruar në këtë pozitë, më 25 nëntor të vitit 2019, nga ish-kryeministri Ramush Haradinaj dhe ish-presidenti Hashim Thaçi.Paraprakisht, Kreshnik Gashi ka mbajtur pozitën e kryetarit të Bordit të Autoritetit Rregullativ të Komunikimeve Elektronike dhe Postare të Kosovës. Ai është emëruar në krye të AKI-së, pas dorëheqjes së Shpend Maxhunit më 2019.
Më 2017 edhe Agron Selimaj kishte dhënë dorëheqje nga udhëheqja e AKI-së. Ndërkaq, më 2015, dorëheqje nga kreu i AKI-së pati dhënë edhe Bashkim Smakaj.Ndryshe, AKI-ja është agjenci për siguri dhe inteligjencë, e cila sipas ligjit, “analizon dhe shpërndan produkte inteligjente në mënyrë të shpejtë, të ligjshme dhe të përgjegjshme te presidenti, kryeministri dhe institucionet tjera kompetente”.Drejtori i AKI-së, i cili emërohet për një mandat pesëvjeçar me mundësi vazhdimi, i përgjigjet drejtpërdrejt Kryeministrit./Gazeta Blic/