Sllovakia e ka çuar luftën ndaj koronavirusit në një tjetër nivel.Për një ditë i bën testin për virusin gati gjysmës së popullsisë. Më shumë se 2.5 milionë sllovakë bënë tamponin të shtunën dhe dolën pozitivë 25,850 persona.Skema, e para për një vend me madhësi sa Sllovakia, po ndiqet nga kombet e tjera duke kërkuar mënyra për të ngadalësuar përhapjen e virusit dhe për të shmangur mbingarkimin e sistemeve shëndetësore.
Ministri i mbrojtjes, Jaroslav Naď tha sot se 2.58 milionë sllovakë kishin bërë testin dhe 25,850 ose 1% rezultuan pozitivë dhe duhej të futeshin në karantinë.Vendi i BE-së ka një popullsi prej 5.5 milionësh dhe synon të testojë sa më shumë njerëz, përveç fëmijëve nën 10 vjeç.Më shumë se 40,000 mjekë dhe ekipe mbështetëse, ushtarë, policë, punonjës administrativë dhe vullnetarë ndihmuan për të administruar testet e tamponëve antigjenikë.





