Kryetari i Drenasit, Ramiz Lladrovci, ka bërë të ditur se sot është takuar me Ramush Haradinajn, kryetarin e AAK-së, duke shtuar se të bashkuar mund të dërgojnë përpara idealin e më të dashurve.
Lladrovci takohet me Haradinajn: Mund ta çojmë përpara idealin e më të dashurve

“Me ish-kryeministrin, Ramush Haradinaj, evokuam kujtimet më të çmuara por edhe më të mirat, për të pavdekshmit tanë, për Luanin e Shkëlzenin, për Fehën dhe Xhevën, por edhe për shokët tanë që sot janë gjallë, për shtetin dhe integrimin në NATO”.
“Po ashtu, theksuam se vetëm të bashkuar mund ta çojmë përpara idealin e më të dashurve tanë dhe idealin tonë të çdo ditshëm, në shërbim të qytetarëve”, ka shkruar Lladrovci në rrjetin social Facebook.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Publikohet formacioni i Kosovës për ndeshjen ndaj Irlandës

Tre vjet nga rënia e Afrim Bunjakut, 11 policë nderohen me Medalje për Shpëtim Jete

Shqipëria në trevjetorin e Banjskës: Nuk mund të ketë paqe të qëndrueshme pa llogaridhënie

