- Reklama -

Lirohet nga izolimi personi i parë i infekuar me ‘linë e majmunëve’ në Kosovë

Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës ka njoftuar sot se rasti i parë i importuar i “LijësM” (Mpox) dhe të gjitha kontaktet e ngushta të tij, e kanë përfunduar periudhën e izolimit dhe të monitorimit, duke ju kthyer normalitetit.

IKSHPK ka thënë se më 26 dhjetor 2024 kishte detektuar një rast me “LijënM” (Mpox) e njohur si “Lija e majmunëve”.

- Reklama -

Tutje, në njoftim bëhet e ditur se nga data 16.01.2025 janë bërë 21 ditë nga konfirmimi i këtij rasti dhe prej asaj dite nuk është raportuar apo konfirmuar asnjë rast tjetër i “LijësM” në Kosovë.

“Rasti me ‘LijënM’ është liruar nga Klinika Infektive ditë më parë në gjendje të mirë shëndetësore dhe me rekomandimet shtesë për kujdes dhe sjellje shëndetësore, ndërkohë që te asnjë prej kontakteve të identifikuara të rastit, nuk ka pasur manifestim të shenjave të dyshimta për infeksion dhe që të gjitha i janë kthyer normalitetit pas periudhës së monitorimit të rregullt nga IKSHPK. IKSHPK vazhdon të monitorojë në mënyrë të vazhdueshme situatën epidemiologjike lidhur me “Mpox” dhe për sëmundjet të tjera ngjitëse në vend.”, shkruan në fund të njoftimit nga IKSHPK në Facebook.

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Ndërprerje të furnizimit me ujë të pijes sot në qytetin e Prizrenit

KRU "Hidroregjioni Jugor" ka njoftuar se me rastin e...

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren hyn në fazën e funksionalizimit, data e hapjes caktohet pas zgjedhjeve

Muzeu i Nënë Terezës në Prizren së shpejti pritet...

Parashikimi i motit për javën e ardhshme, IHMK: Kufizoni daljet gjatë mjegullës, pritet të bjerë cilësia e ajrit

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka njoftuar se gjatë javës...

Plagosen dy persona në parkingun e një pike shitje të derivateve tek Tranziti i ri në Prizren

Dy persona janë plagosur sot në Prizren nga arma...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort