Është liruar nga paraburgimi, Bashkim Jupa, i cili me 22 dhjetor të vitit të kaluar, sulmoi fizikisht gazetarin, Valon Syla.
Lajmin e kanë konfirmuar burime brenda Prokurorisë Themelore në Prishtinë. Gazeta ka tentuar të marr një deklaratë nga avokati i Bashkim Jupës, por që kontakti me të ka qenë i pamundur.





