Kryetari i Nisma Socialdemokrate, Fatmir Limaj, ka thënë se zgjedhjet e 14 shkurtit janë jetike për të ardhmen e vendit.
Limaj nga Prizreni tha se për t’i përballuar sfidat me të cilat po përballet vendi kërkohet pjekuri, maturi e menquri.
“Ne duam një Kosovë me vlerat e saj të forta kombëtare, por, në asnjë moment ne nuk do të lejojmë t’i rrezikohen themelet e saj të shtetndërtimit përmes propagandes së vazhdueshme nga një grup i caktuar njerëzish që duan t’ia humbin krenarinë e lavdinë atdheut tonë” ka shkruar Liamaj në Facebook.
Postimi i plotë:
Zgjedhjet e 14 shkurtit janë jetike për te ardhmen e vendit, për vlerat tona kombëtare, për jetësimin e amanetit…
Posted by Fatmir Limaj on E enjte, 21 Janar 2021