Projektligji për rimëkëmbje ekonomike që pritet të votohet në lexim të dytë gjatë ditës së sotme, nuk pritet të ndihmojë shumë punëtorët e sektorit privat.Kështu po vlerësonkryetari i Sindikatës së punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi, i cili në një intervistë për KP, thotë se janë mbi 100 mijë punëtorë të cilët do të përfitojnë më pak se 20 euro nga kjo pako.
Ndërsa thotë se kjo pako më shumë do të jetë simuluese për sektorin publik se sa për atë privat.
“Nuk do të jetë për punëtorët e sektorit privat sepse mbi 100 mijë punëtorë do të përfitojnë nga pakoja për rimëkëmbje ekonomike, tetë, nëntë, eventualisht 10 euro, eventualisht deri në 20 euro do të jetë maksimumi, për mbi 100 mijë punëtorë, që do të thotë se për pakon e rimëkëmbjes ekonomike prapë do të jenë simulues për sektorin publik se sa për sektorin privat”, ka thënë Azemi.
Azemi vlerëson se amendamentet e propozuara nga PDK-ja janë pozitive, megjithatë shton se mosvotimi deri më tani nuk do shfajësojë Qeverinë e Kosovës, për dëmet që i ka shkaktuar këtij sektori.“Uroj që kjo pako me në fund të votohet, janë sinjalet që kjo do të votohet megjithatë, do të thotë e keqja që e kanë bërë deri me tani nuk ka shfajësim. Është një pako më e avancuar se sa që ka qenë ajo. Pako më e avancuar është sepse punëtorët nën 10 mijë euro kursime do të simulohen, ose të rimbursohen mjetet e tyre që nga viti 2023, dhe është parapa që punëtorët që kanë humbur vendin e tyre të punës të paguhen për tre muaj nga 300 euro”, thotë ai.
Azemi thotë se nga kjo pako do të fitojnë rreth 30 mijë punëtorë, por brengë më të madhe e ka çfarë do të bëhet me mbi 100 mijë punëtorët që nuk kanë kontrata pune, ku shteti nuk do t’i paguajë pasi që nuk ka evidenca për ata punëtorë.Ai thotë se këta persona do ta humbin të drejtën e tyre për të përfituar nga kjo pako sepse gjatë gjithë kohës kanë punuar pa kontrata.
“Brenga më e madhe tek sindikata është sepse punëtorët ndoshta kjo çka i takon nga 300 euro për tre muaj ditë, do të jenë rreth 30 mijë punëtorë me kontrata pune, por kemi mbi 100 mijë punëtorë të cilët në njëfarë forme nuk ekzistojnë askund dhe shteti tanimë nuk mund të bëjë pagesë sepse nuk ka askund evidencë për ata punëtorë andaj këtu është shqetësimi jonë më i madh, për të cilët punëtorë të cilët kanë qenë pa mbështetje por edhe tash do ta humbin këtë të drejtë sepse gjatë gjithë punës kanë punuar pa kontrata pune, pa pagesat Trust-it dhe janë pothuajse në fazën zero”, ka thënë Azemi.Ndërsa ka fajësuar punëtorët që po e humbin mundësinë që edhe ata të përfitojnë nga pakoja e rimëkëmbjes ekonomike shkaku i mungesës së kontratës.
“Punëtorët prapë fillojnë të jenë pa kontrata pune, në mënyrë masive dhe e keqja është që tani edhe vet punëtorët i fajësoj sepse sa punëtori ka humbur simulimet e tyre për pakon emergjente, për pakon për rimëkëmbje dhe për pakon tash që do të humb, për shkak që nuk ka kërkuar një kontratë ose nuk ka bërë presion tek pronari i kompanisë që ta ketë një kontratë dhe gjitha këto benefite punëtori i Sektorit Privat i ka humbur”, ka thënë Azemi.Azemi thotë se deri më tani janë 80 mijë punëtorë që kanë humbur vendin e tyre të punës, dhe se deri në fund të këtij viti do të kalojë shifrën në mbi 100 mijë.