- Reklama -

Lidhur me rrahjen e të riut në Pejë – policia arreston katër persona në Pejë

Pas publikimit të një video- incizimi në media ku shihen katër persona duke ushtruar dhunë fizike ndaj një të riu në rajonin e Pejës, ka reaguar policia.

Siç njoftohet, pas angazhimeve nga hetuesit policor në Pejë me datë 15.10.2022, është siguruar video-incizimi përmes të cilit video incizim janë identifikuar dhe arrestuar katër (4) personat e dyshuar të përfshirë në ketë rast.

- Reklama -

Të arrestuarit janë: L. M; i lindur më 2003, T. M; i lindur më 2005, S. B; i lindur më 2007, E. A; i lindur më 2008.

Pas intervistimit, me urdhër Prokurorit kompetent tre të dyshuarve me numër rendor (1, 2 dhe 3) iu është caktuar masa e ndalimit, përderisa i dyshuari i katërt i mitur (nr. 4) është liruar në procedurë të rregullt.

“Policia e Kosovës mbetet e përkushtuar në realizimin e detyrave dhe përgjegjësive të saj në interes të ruajtjes së rendit dhe sigurisë publike, parandalimit të rasteve kriminale dhe arrestimin dhe sjelljen para organeve të drejtësisë të personave të dyshuar”, thuhet në njoftim e PK-së.

Po ashtu edhe Prokuroria Themelore në Pejë, ka dhënë detaje për rastin në fjalë.

Zëdhënësi Shkodran Nikçi, ka thënë se personi i dyshuar i moshës madhore është ndaluar për 48 orë dhe ndaj tij prokurori i shtetit ka bërë kërkesë për caktimin e masës së paraburgimit, ku kërkesa e Prokurori të Shtetit është aprovuar nga Gjykata.

Ndërsa për dy personat e dyshuar ( të mitur) për njërin është bërë masa e arrestit shtëpiak, ndërsa për tjetrin ndalimi i afrimit të personit.

Siç dëgjohet në videoincizim, njëri nga sulmuesit derisa e godiste, ai po ashtu edhe e kërcënonte duke i thënë viktimës “Kam me ta shpraz karikatorin n’kry”./Telegrafi/

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

ACE mbyll Filma24, gjigantin e piraterisë së filmave në Shqipëri

Për mijëra shqiptarë, Filma24 ishte destinacioni kryesor për filma...

Policia jep detaje për trupin e pajetë të 26 vjecarit nga Prizreni të gjetur sot tek “Drini i bardhë”

Është gjetur pa shenja jete 26-vjeçari në Prizren, i...

Zhurianët ndër shekuj: Që nga Beteja e Lumës, trashëgimtarë të rezistencës dhe trimërisë

Në krahun e majtë të brigjeve të Drilonit të...

Ka ndërruar jetë ish-boksieri dhe trajneri i njohur Avdi Karamani

Sot, ka ndërruar jetë në moshën 71-vjeçare ish-boksieri dhe...

Arrestohet i dyshuari për rastin e vdekjes në fshatin Zhur të Prizrenit

I dyshuari për rastin e fshatit Zhur të Prizrenit,...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort