Partia Demokratike e Kosovës dhe Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e nesërm me presidenten Vjosa Osmani, e cila i ka ftuar subjektet politike për të diskutuar rreth caktimit të mandatarit të dytë për formimin e qeverisë.
Sekretarja e Përgjithshme e PDK-së, Vlora Çitaku, ka thënë për Sinjalin se në ketë takim do të jetë kryetari i kësaj parti, Memli Krasniqi.
“Po, e kemi marrë ftesën dhe kryetari merr pjesë”, tha ajo.
Po ashtu, edhe zëdhënësi i i AAK-së, Kushtrim Xhemajli e ka konfirmuar pjesëmarrjen e kreut të kësaj partie, Ramush Haradinajt.
“Po, do të marrë pjesë në takim”, tha Xhemajli për Sinjalin.
Edhe Lidhja Demokratike e Kosovës e NISMA e kanë konfirmuar pjesëmarrjen në takimin e nesërm me presidenten Vjosa Osmani, e cila i ka ftuar subjektet politike për të diskutuar rreth caktimit të mandatarit të dytë për formimin e qeverisë.
Zëdhënësi i këtij subjekti politik, Besian Mustafa, konfirmoi për Sinjalin se në takim do të marrë pjesë kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku.
Kurse, kreu i NISMA-s e ka konfirmuar vetë pjesëmarrjen e tij.
“Po, do të marrim pjesë”, tha Limaj për Sinjalin./Sinjali