RAJONI DHE BOTA

Liderët botërorë e urojnë Bidenin për fitoren

Liderët botërorë e urojnë Bidenin për fitoren
TV Prizreni
TV Prizreni
7 Nëntor 2020, 17:56

Liderët botërorë e kanë uruar Joe Biden për zgjedhjen e tij si president i 46-të i SHBA-së.

Kryeministri i Kanadës, Justin Trudeau, ka thënë se është i gatshëm të punojë me Biden për bashkëpunime në mes dy vendeve, transmeton Klan Kosova.

“Ne kemi një lidhje që është unike në skenën botërore. I gatshëm të punojmë sa më shumë për të”, ka shkruar Trudeau në Twitter.

Biden ka marrë urime edhe nga Gjermania, ishte Heiko Maas, ministri i Punëve të Jashtme, i cili ndër tjera ka thënë se do të punojnë me Qeverinë e ardhshme amerikane.

“Ne duam të investojmë më shumë në bashkëpunimin tonë për një fillim të ri transatlantik, një marrëveshje të re”, ka shkruar Maas në Twitter.

Edhe ministri i Punëve të Jashtme të Irlandës, Simon Ceveney, ka thënë se do të punojnë me Joe Biden, pas zgjedhjes së tij për president, duke shtuar se marrëdhëniet e dy shteteve janë forta, shkruan CNN dhe BBC.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika