Ministri i Infrastrukturës së Kosovës Liburn Aliu po qëndron për vizitë në Beograd. Në kryequtetin e Serbisë Aliu nënshkroi bashkë me ministrat e pesë vendeve tjera të Ballkanit Perënimor marrëveshje që kanë të bëjnë me lidhjen e rajonit përmes hekurudhave.
Në këtë ngjarje kanë folur komisioneri për zgjerim i BE-së Oliver Varhelyi dhe kryeministrja e Serbisë, Ana Bërnabiq.
Nga Qeveria e Kosovës nuk kanë treguar paraprakisht për vizitën e ministrit kosovar në Beograd. Kjo është ndër vizitat e rralla të një zyrtari kosovar në kryeqytetin serb, njofton Klankosova.tv.