LAJME

Letra e Arlinda Zekajt për Prokurorinë e Pejës: Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime

Letra e Arlinda Zekajt për Prokurorinë e Pejës: Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime
TV Prizreni
TV Prizreni
26 Tetor 2026, 09:33

Gruaja që dyshohet se u vra nga kunati i saj në Vitomiricë të Pejës, Arlinda Zekaj, më 25.10.2026, pretendohet se e kishte dorëzuar një letër tre ditë para vrasjes së saj në Prokurori Themelore të Pejës.

Në letrën që tashmë po qarkullon në rrjete sociale, Zekaj i ishte drejtuar kryeprokurores së Pejës, Lumturije Vuçetaj, duke i kërkuar urgjentisht marrjen e masave ndaj zyrtarëve që sipas saj kishin dështuar rëndë në përmbushjen e detyrave.

“Kërkoj urgjentisht marrjen e masave ndaj të gjithë zyrtarëve që kanë dështuar rëndë në përmbushjen e detyrave të tyre, duke bartur përgjegjësitë te njëri-tjetri, e kështu duke lejuar që pasojat dhe rreziku për jetën time të vazhdojnë. Kërkoj ekzekutimin e menjëhershëm të urdhërit gjyqësor dhe hapjen e hetimeve ndaj të gjithë zyrtarëve të përfshirë, duke filluar nga QPS-ja [Qendra për Punë Sociale].” – kishte shkruar në letër Zekaj, më 22.10.2026.

Zekaj madje kishte paralajmëruar se kjo ishte shkresa e saj e fundit.

“Uroj që të mos vijë dita kur ju dhe institucionet përgjegjëse të detyroheni të jepni llogari vetëm pasi të jetë marrë jeta ime. Tani po e kuptoj pse ka kaq shumë vrasje! Gjendja me ligj në dorë po e vritka gruan – jo burri! E dhimbshme deri në asht!!” – ka theksuar tashmë e ndjera.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika