LAJME

LDK u bën thirrje qytetarëve të verifikojnë njehsorët, paralajmëron dërgimin e rasteve në KEDS, KESCO dhe Prokurori

LDK u bën thirrje qytetarëve të verifikojnë njehsorët, paralajmëron dërgimin e rasteve në KEDS, KESCO dhe Prokurori
TV Prizreni
TV Prizreni
27 Mars 2026, 08:06

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) ka ftuar qytetarët që të bëjnë një verifikim të thjeshtë të njehsorëve të energjisë elektrike në shtëpitë e tyre, për të kontrolluar saktësinë e matjes së kohës.

Sipas njoftimit, qytetarët duhet të krahasojnë orën e shfaqur në njehsor me orën reale në telefonat e tyre. Në rast se konstatohet ndonjë mospërputhje, ata inkurajohen të dokumentojnë rastin përmes fotografive apo videove si dëshmi.

LDK ka kërkuar që këto dëshmi t’i dërgohen anëtarit të saj, Visar Azemi, i cili do të mbledhë të gjitha rastet e raportuara.

Partia ka bërë të ditur se të gjitha faktet e grumbulluara do t’u dorëzohen institucioneve përkatëse, përfshirë KEDS dhe KESCO, ndërsa më pas do të procedohen edhe në Prokurori.

Në reagimin e saj, LDK thekson se kjo çështje nuk mund të trajtohet si një gabim teknik, duke shtuar se qytetarët meritojnë transparencë dhe drejtësi. Sipas tyre, çdo dyshim për abuzim duhet të hetohet dhe përgjegjësit duhet të mbajnë llogari.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika