Kandidati për kryeministër i LDK-së, Avdullah Hoti, ka folur rreth asaj se me cilat parti politike do të kenë koalicion pas zgjedhjeve të 14 shkurtit.“Është e vështirë të flasim tash për këtë çështje, koalicionet do të përcaktohen nga besimi i qytetarëve për partitë që garojnë në zgjedhje”.“Nuk kemi vija të kuqe me asnjë subjekt politik, besoj se nuk është e shëndetshme politikisht që të themi se kemi vija të kuqe me ndonjë parti politike, nuk është pragmatike nuk lejon funksionim normal vendosja e vijave të kuqe”.
LDK pa vija të kuqe për asnjë parti pas zgjedhjeve

“Nuk mund të flas për asnjë preferencë, angazhimi jonë është maksimal duke u thirrur në rezultatet e Qeverisë tonë. Për të publikuar së shpejti një program që u përgjigjet nevojave dhe kërkesave të qytetarëve të Kosovës”.“Ne e kemi një gjë të qartë të dalim të parët në zgjedhjet e 14 shkurtit, duhet të ulemi më pas për të ndërtuar koalicionin për formimin e Qeverisë, një gjë është e qartë se duhet një koalicion bukur i gjerë për të zgjedhur presidentin”, ka thënë Hoti në Klan.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Superliga e Kosovës vazhdon sot me dy ndeshje

FSK-ja stërvitet me SHBA-në, Kroacinë dhe Shqipërinë – për disa ditë do të ketë lëvizje të automjeteve në disa komuna

Policia jep detaje për protestën dhe pas saj: Defilimet me vetura shkaktuan kolona dhe vozitje të rrezikshme

