- Reklama -

LDK dorëzohet përballë kërkesës së Ramush Haradinajt

Lidhja Demokratike e Kosovës dhe kreu i Qeverisë së Kosovës, Avdullah Hoti, është dorëzuar përballë AAK-së së Ramush Haradinajt për punën e ndërtimit të Autostradës së Dukagjinit, pavarësisht se kishin thënë se një rrugë e tillë s’do të ndërtohet.Ministri i Infrastrukturës, Arban Abrashi, në mbledhjen e sotme të Qeverisë ka konfirmuar se ndërtimi i Autostradës së Dukagjinit është përfshirë në projektbuxhetin e vitit 2021.“Një projekt të cilin e kemi kontraktuar më herët por duhet fonde shtesë për të finalizuar është ndërtimi i Autostradës së Dukagjinit, Istog-Pejë- Deçan-Gjakovë”, ka thënë Abrashi, të premten.

Ndërkaq, ministrja e Financave, Hykmete Bajrami, pohoi se buxheti i përgatitur është gjithëpërfshirës.
“Kemi përgatit një buxhet gjithëpërfshirës, jemi duke u përballur me një sfidë të jashtëzakonshme për shkak të pandemisë. Situata pandemike ka imponuar që të marrim masa agresive, ashtu që këtë sfidë ta kalojmë me sukses. Ky dokument reflekton synimet kyçe të Qeverisë, që janë beteja për ta mposhtur pandeminë dhe rimëkëmbja ekonomike. Për secilën kategori do të ketë mjete të mjaftueshme. 6.7 përqind pritet të tkurret ekonomia këtë vit si pasojë e pandemisë. Gjatë vitit 2021 pritet të rritet me 5.2 përqind. Parashikimet janë të rrethuara me pasiguri të larta. Kontributi kryesor në rritjen ekonomike pritet të vijë nga eksporti”, tha ajo.Buxheti për vitin e ardhshëm do të jetë 2.4 miliardë euro, 200 milionë euro më pak se buxheti i vitit 2020.

- Reklama -

Vetë Avdullah Hoti i cili drejton Qeverinë kishte thënë se një Autostradë e tillë s’do të ndërtohet meqë s’ka intensitet të madh të trafikut në atë pjesë që do të arsyetonte një investim aq të madh. Paratë e planifikuara për projektin e autostradës, Hoti kishte thënë se do të shkojnë në projekte të tjera.AAK-ja në vazhdimësi kishte insistuar në ndërtimin e kësaj autostrade

- Reklama -
Klikoni Këtu për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Më të lexuarat

Fillojnë punimet për ndërtimin e rrethrrotullimit të ri në rrugën Tirana, pranë KFOR-it Turk

Komuna e Prizrenit ka njoftuar se të martën, më...

Vetaksident me fatalitet në dalje të autostradës në Prizren

Një person ka vdekur si pasojë e një vetaksidenti...

Drejtori i Administratës në Prizren, Edin Shehu, i jep fund beqarisë

Edin Shehu, një nga drejtorët më të rinj të...

Punime në rrjet, KEDS tregon se ku do të ketë ndërprerje të rrymës të premten

Kompania për Distribuimin e Energjisë Elektrike në Kosovë (KEDS)...

Dukuria e grisjes së Kuranit: Dënimi që e pret personin që e grisi Kuranin në Prizren, sipas ligjeve në Kosovë

Shkruan: Gent Gjini Në cilësinë time si avokat, angazhimi im...

Të ngjajshme

isim değiştirme

- mersin escort

isim değiştirme

- mersin escort