LAJME

Laura Fazliu, medaliste e Botërorit

Laura Fazliu, medaliste e Botërorit
TV Prizreni
TV Prizreni
16 Qershor 2025, 19:15

Xhuditsja kosovare, Laura Fazliu, e ka fituar medaljen e bronztë në Kampionatin Botëror që po mbahet në Budapest.

Fazliu, sipas Komitetit Olimpik të Kosovës, të njëjtën medalje e pati fituar edhe vitin e kaluar.

“Urime Laurës, Tonit, Majlindës e FXHK-së. Medalja e dytë në Botërorin e Budapestit”, thuhet në njoftimin e KOK-ut.

Ajo e fitoi medaljen e bronztë përmes repesazhit, ku deri në çerekfinale shënoi tri fitore, ndërsa humbjen e vetme ia shkaktoi medalistja e artë olimpike, Rafaela Silva.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika