Këtë komision do ta kryesojë kryeministri i Kosovës, Albin Kurti. Latifi ka thënë se aktualisht shëndetësi kosovare ndodhet në krizë, prandaj e sheh tejet të nevojshëm krijimin e këtij komisioni.
“Absolutisht jo shumë shtete nëpër botë kanë komision të shëndetësisë. Në realitet kur ka kriza të ndryshme krijohen komisione të tilla, ne jemi në krizë. Shëndetësia nuk i takon vetëm ministrit të Shëndetësisë, as ministrit të Financave, asnjë ministrit, i takon gjithë aparatit qeveritar. Vetëm nëse të gjithë ne jemi në një dhomë, bisedojmë për të njëjtat gjëra, pajtohemi për të njëjtin strategji, ne mund ta zhvillojmë shëndetësinë e Kosovës. Unë sot jam ministër, nesër mund të mos jem po ky komision i cilitdo ministri, i cilitdo kryeministri, duhet të vazhdojë të ekzistojë për shkak se e ndihmon shëndetësinë, sikurse kryeministri, Albin Kurti është udhëheqës i disa komisioneve tjera, kështu që absolutisht nuk është zbehje e funksionit tim, mendoj që është fuqizim i funksionit im”, ka thënë ai për KSP.
Ministri shtoi se po ndërtojnë infrastrukturën e re spitalore por edhe po bëjnë reforma shëndetësore.
“Ne kemi një strategji që jemi duke i shtuar përmbajtje vazhdimisht, sot është dhjetë muaj që kam ardhur në krye të shëndetësisë së Kosovës, kemi plane afatmesme dhe afatgjata. Ne po ndërtojmë infrastrukturën e re spitalore, po i blejmë pajisjet më moderne që duhet t’i kenë mjekët tanë, të njëjtën kohë po reformojmë specializimet që në krizë të jashtëzakonshme dhe kemi filluar me 22 subspecializimet të mjekëve dhe kirurgëve tanë, që ta ndërtojnë shëndetësinë” u shpreh ministri Latifi.
Rifat Latifi ka paralajmëruar se brenda dy javësh do të hapin konkursin për 30 specializantë.
“Ne diçka të keqe që kemi bërë shumë vite nuk kemi hapur specializime të reja për askënd. Brenda dy jave do ta hapim konkursin për 30 specializant e pastaj për çdo muaj kemi për të vazhduar të hapim konkurs për specializime të ndryshme”, tha ai. /KSP