Tashmë ka përfunduar takimi në Bruksel i kryenegociatorëve të Kosovës Besnik Bislimi dhe atij serb, Petar Petkoviq.
Këtë e ka bërë të ditur i dërguari i posaçëm i Bashkimit Evropian për dialogun, Mirosllav Lajçak, përmes një postimi në rrjetin social Twitter, transmeton FrontOnline
Ai, ka shkruar se takimi i sotëm i kryenegociatorëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në rrugë të mbarë.
“Takimi i sotëm i kryenegociatorëve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë është në rrugë të mbarë. Ne kemi një axhendë të plotë të çështjeve aktuale, duke përfshirë targat, zbatimin e marrëveshjeve të kaluara të Dialogut dhe përgatitjen e terrenit për një takim të ardhshëm të nivelit të lartë”, ka shkruar ai./