Prishtina Weather ka parashikuar se në fundjavë do të ketë mot të ngrohtëm me diell dhe vranësira kalimtare, por pa të reshura. Ndërkohë, reshjet e shiut pritet të kthehen nga e hëna..
Ditën e diel, orëve të mbrëmjes një ciklon nga Italia veriore kalon në veri të rajonit, që mund të sjell të reshura kryesisht shiu në pjesët perëndimore të vendit, e të cilat gjatë ditës së hënë shtrihen edhe në pjesët tjera të vendit. Reshjet vende-vende mund të jenë të intensitetit mesatar, me gjatë të shoqërohen edhe me ndonjë bubullimë.
Të martën dhe mërkurën mbetemi nën dominim të cikloneve që depërtojnë nga Italia, e mundësojnë mot më të paqëndrueshëm, me vransira, herë herë me mundësi edhe për reshje shiu. Kohëpaskohe do të fryjnë edhe erëra kryesisht nga krahu jugor. Masat e ngrohta ajrore mbajnë më tutje temperaturat mbi vlera mesatare.
Indeksi i cilësisë së ajrit mbetet më gjatë në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta edhe ditën e shtunë, mirëpo moti më dinamik që po parashihet në ditët e ardhshme, do të sjell qarkullim më të mirë ajror, ku do të mundësoj shpërndarjen e ndotësve ajror, e indeksi zbret edhe në vlera mesatare dhe të mjaftueshme, e ditën e hënë edhe në të mira.6.02 – Më ngrohtë, kryesisht me diell, herë herë me vransira kalimtare. Në mëngjes përgjatë ultësirave mundësi për mjegull apo mjegullinë.
7.02 – Mot i butë, me vranisra dhe intervale me diell. Më vonë në mbrëmje në perëndim të vendit priten reshje shiu.
8.02 – Kryesisht me vransira, pasdite edhe me erë. Kohëpaskohe me reshje shiu, që vende-vende mund të jenë më intensive.9.02 – Kryesisht me vransira, herë herë me reshje të dobëta shiu.10.02 – Mbetet mot i butë, me vransira të ndryshueshme dhe intervale me diell gjatë ditës. Mundësi për reshje lokale shiu, kryesisht në perëndim të vendit.Temperaturat minimale lëvizin nga 3C deri në 6C, e maksimalet të shtunën rriten ndjeshëm në fundjavë deri në 16C, nga Dukagjini edhe afër 20C. Nga e hëna temperaturat në rënie të lehtë deri në 12C.Era do të fryj e lehtë dhe mesatare kryesisht nga krahu jugor 2-7m/s, e nga e hëna me hove edhe deri në 12m/s.Shtypja atmosferike në rënie të thellë nën vlera normale.