LAJME

Ky është grabitësi i vrarë sot në Prishtinë nga policia, vëllau i tij në arrati

Ky është grabitësi i vrarë sot në Prishtinë nga policia, vëllau i tij në arrati
TV Prizreni
TV Prizreni
30 Nëntor 2023, 15:32

Policia e Kosovës sot është përballur me hajnat e argjendarisë në Suharekë.

Kjo pas një aksioni për kapjen e tyre, i cili u zhvillua në shtatë lokacione.

Gjatë një përballje me të dyshuarit, është plagosur një polic, si edhe është vrarë një nga grabitësit.

Mediat zbulojnë se i vrari në këtë operacion është Dukagjin Gashi, fotografia e të cilit tanimë veç po qarkullon në rrjete sociale.

Gjithashtu, policia ka arrestuar edhe disa persona të tjerë, teksa një është ende në arrati.

Mësohet se në duart e policisë nuk ka rënë ende Korab Gashi, që është vëlla me të vrarin.

“Gjatë zhvillimit të operacionit policor, një i dyshuar ka shtënë me armë zjarri në drejtim të zyrtarëve policorë duke ua rrezikuar drejtpërdrejt jetën e tyre, me ç’rast është plagosur një zyrtar policor. Zyrtarët policorë në vetëmbrojtje janë detyruar të përdorin forcën proporcionale, duke arritur të neutralizojnë një të dyshuar, përderisa katër të dyshuar të tjerë janë arrestuar. Deri më tani numri i të arrestuarve ka shkuar në shtatë persona, një i neutralizuar dhe një tjetër ende gjendet në kërkim policor”, tha policia në komunikatë.

 

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika