Legjislatura e tetë e Kuvendit të Kosovës e ka pezulluar punën krejtësisht në heshtje- pa asnjë njoftim e pa asnjë dekret. Ndryshe nga legjislaturat e mëparshme të konstituara pas shpalljes së Pavarësisë më 2008, të cilat janë shpërndarë për shkak të rrëzimit të qeverive, kjo e tanishmja, për herë të parë e ka përmbyllë mandatin në mënyrë të rregullt.
Kuvendi pezullon punën në heshtje

Rregullorja e legjislativit e përcakton që “Kuvendi e pezullon punën një ditë para fillimit të fushatës për zgjedhjet e rregullta”. E fushata zgjedhore ka nisur më 11 janar dhe do të zgjas deri më 8 shkurt, një ditë para se të hapen kutitë e votimit. Mandati i kësaj legjislature është deri më 22 mars, pikërisht në datën kur mbushen katër vjet nga konstituimi i saj.
I vetmi trup i Kuvendit që ruan vijimësinë e punës në periudhën transitore nga legjislatura e tetë në të nëntën është Kryesia. Funksionaliteti i kësaj trupe është i rregulluar me aktin i cili e rregullon punën e Kuvendit. “Në rastin kur Kuvendi e pezullon punën për shkak të fillimit të fushatës zgjedhore dhe në rastin kur shpërndahet, Kryetari dhe nënkryetarët vazhdojnë punën deri në seancën konstituive, me qëllim të ruajtjes së vazhdimësisë administrative të punës së Kuvendit”, thuhet në Rregulloren e Punës së Kuvendit.
Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.
Të tjera nga rubrika

Hapet konkursi për regjistrimin e nxënësve në klasën e 10-të në gjimnazet dhe shkollat profesionale të Prizrenit

Konjufca takoi raportuesin Terras, shprehu gatishmërinë e Kosovës për përmbushjen e hapave të nevojshëm drejt integrimit të plotë në BE

Hamza priti eurodeputetin Riho Terras: Institucionet funksionale dhe rikthimi i besimit të partnerëve, prioritet për Kosovën

