Është bërë lansimi i fushatës “Të Gëzoheni me Fëmijë”, e udhëhequr nga UNFPA në partneritet me IPKO Foundation, në shënim të Ditës Ndërkombëtare të Fëmijës Vajzë.
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i cili u adresua me një videomesazh gjatë ngjarjes, tha se Qeveria është e përkushtuar t’i mbështesë të gjitha kategoritë, pa dallim.
“I duhet shtëpisë një djalë është një shprehje që ende e dëgjojmë në shoqërinë tonë. Dukuria që prish raportin natyror të lindjeve nuk duhet të ketë vend më në Kosovë. Vajza jonë është dhurata më e çmuar për mua dhe Ritën. T’i themi jo praktikës dhe preferencës për djalë, sepse kush ka vajzën botën ka”, tha ai.





