LAJME

Kurti takohet me Scharping: Qëndroi pranë popullit shqiptar të Kosovës më ’99

Kurti takohet me Scharping: Qëndroi pranë popullit shqiptar të Kosovës më ’99
TV Prizreni
TV Prizreni
3 Shtator 2026, 15:16

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka pritur në takim ish-ministrin e Mbrojtjes të Republikës Federale të Gjermanisë, Rudolf , i cili kishte shërbyer në këtë pozitë në periudhën 1998-2002.

Duke e falënderuar për rolin jetik dhe kontributin e çmuar në koordinimin e veprimeve politike dhe ushtarake të Gjermanisë me shtetet tjera intervenuese të NATO-s më 1999, Kurti tha se ish-ministri Scharping i qëndroi pranë popullit shqiptar të Kosovës kur kishte nevojë më së shumti.

“Denoncimi i planit “Patkoi”, sikurse vrasjeve, masakrave, spastrimit etnik dhe gjenocidit të Serbisë ndaj shqiptarëve në luftën e fundit në Kosovë, krahas këmbëngulësisë në argumentimin për ndërhyrjen e NATO-s, janë qëndrime që ish-ministrin e Mbrojtjes të Gjermanisë, Rudolf Scharping, e vendosin në anën e drejtë të historisë përgjithmonë”, tha kryeministri.

Në librin “Wir dürfen nicht wegsehen: Der Kosovo-Krieg und Europa”, që përfshin ditarin me kujtime, ai dokumenton vuajtjet e shqiptarëve dhe krimet monstruoze të regjimit të Sllobodan Millosheviqit.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika