LAJME

Kurti priti shefin e Zyrës së BE-së, atë të EULEX-it, ambasadorë të shteteve anëtare dhe atë të Mbretërisë së Bashkuar

Kurti priti shefin e Zyrës së BE-së, atë të EULEX-it, ambasadorë të shteteve anëtare dhe atë të Mbretërisë së Bashkuar
TV Prizreni
TV Prizreni
21 Tetor 2026, 13:55

Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, priti në takim shefin e Zyrës së Bashkimit Evropian, atë të EULEX-it, ambasadorë të shteteve anëtare, si dhe atë të Mbretërisë së Bashkuar.

Sipas njoftimit nga Zyra e Kryeministrit, Kurti pranoi urime për zgjedhjen e presidentes dhe kthimin e stabilitetit institucional, përkatësisht krijimin e kushteve për përqendrim të plotë në planin dhe prioritetet e Qeverisë në mandatin e ri.

“Krahas diskutimeve për vazhdimin e bashkëpunimit dhe reformat, u ri-konfirmua mbështetja për përparimin e Republikës së Kosovës në rrugën drejt integrimit në Bashkimit Evropian.” – thuhet në njoftim.

Klikoni KËTU për tu bërë pjesë e kanalit të TV Prizreni në Youtube.

Të tjera nga rubrika