Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i pyetur për mungesën e presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq, në Samitin e Berlinit, tha se “nuk e di pse s’ka ardhur dhe nuk është që na mungoi, ndoshta ndokujt, por sigurisht jo mua”.
I pari i Qeverisë së Kosovës tha se sot bëhej fjalë për një samit në të cilin qartazi pothuajse secili folës dënonte agresionin rus në Ukrainë.
“Ka mundësi që për një situatë të tillë, është frikësuar të jetë i pranishëm ku qartazi do të ishte i vetmuar, andaj edhe siç ka vepruar jo-rrallë, ka sakrifikuar dikë tjetër në vend se t’i dalë në ballë detyrës e shtetit ku është president”, është shprehur Kurti, njofton Klankosova.tv.





